|
Njė muaj nė fokus, shkurt 2008
Myftiu i Shkodrės, Imam Ndriēim Sulejmani, xhumanė e radhės e mbajti nė fshatin Drisht tė Komunės Postribė. Ai u prit nga imami i xhamisė, z. Xhavit Sokoli. Nė hytben e xhumasė, gjatė bisedės myftiu foli pėr rėndėsinė qė kanė pesė shtyllat e Islamit nė jetėn e njė besimtari mysliman, pėr vlerėsimin e tė qėnit tė tyre pjesėtarė krenarė tė fesė islame dhe pėr nevojėn e mbėshtetjes sė parimeve tė kėsaj feje. Mė tej ai u ndal te pika mė e ndjeshme pėr komunitetin mysliman, pikėrisht pėr pronat, tė cilat uzurpohen padrejtėsisht nga njerėz tė papėrgjegjshėm. Ai theksoi se as falja, as lutja dhe asnjė adhurim tjetėr brenda islamit nuk mund tu pranohet atyre njerėzve qė padrejtėsisht dhunojnė tokėn e Zotit. Xhamia e Drishtit ka njė moshė rreth 400-vjeēare. Nga
Myftinia do tė merren masat qė ky objekt kulti i vjetėr tė propozohet pranė Ministrisė sė Kulturės pėr tu pėrfshirė nė listėn e monumenteve tė kulturės.
- Po me datėn 1 shkurt 2008
U zhvillua mbledhja e zakonshme e kėshillit tė myftinisė. Nė rendin e ditės u trajtuan dy pika. Analiza vjetore e punės sė myftinisė Shkodėr pėr vitin 2007 dhe plani vjetor i 2008. Myftiu, Imam Ndriēim Sulejmani lexoi tė plotė raportin me tė gjitha rubrikat mbi arritjet e Myftinisė pėr vitin 2007. Mė pas, lexoi planin e Myftinisė pėr vitin 2008. Administratori, Blendi Alushi, mė tej lexoi para kėshillit projekt buxhetin e vitit 2008 me tė gjitha zėrat e parashikuara, projekt ky qė u miratua nga kėshilli i Myftinisė.
Nė zyrėn e Myftinisė, nė njė vizitė kortezhe, myftiu i Shkodrės, Imam Ndriēim Sulejmani priti koordinatoren e pėrgjithshme tė fondacionit Islamic Relief. Ajo shoqėrohej nga drejtori i pėrgjithshėm pėr Shqipėrinė i kėtij fondacioni, z. Muhammed EL Waei. Nė kėtė takim Myftiu vlerėsoi kontributin e ēmuar qė po jep fondacioni Islamic Relief nė qarkun e Shkodrės dhe bashkėpunimin e frytshėm mes dy palėve.
- Po me kėtė datė (6 shkurt 2008)
Nė zyrėn e myftinisė Shkodėr mbėrriti pėr njė vizitė pune nga Arabia Saudite koordinatori i shoqatės Wamy z. Abdullah El Muhejdib. Ai shoqėrohej nga drejtori i kėsaj organizate pėr Shqipėrinė, z. Hektor Saliaj. Nė takim u bisedua pėr projektet tė cilat do tė zbatohen nė xhaminė e madhe Ebu Bekėr tė qytetit tonė, tė cilat kryesisht konsistojnė nė restaurimin dhe meremetimin e pjesėve tė amortizuara tė kėsaj xhamie. Ky restaurim mundėsohet nga familja El Zamil.
Me ftesė nga ambasada Iraniane akredituar nė vendin tonė nė Tiranė, myftiu Imam Ndriēim Sulejmani mori pjesė nė ditėn kombėtare tė Revulucionit tė Iranit. Nė kėtė takim Myftiu i transmetoi ambasadorit iranian urimet mė tė mira pėr kėtė datė tė shėnuar pėr popullin e Iranit. Ai theksoi se: Festat kombėtare janė simbole tė shenjta tė njė populli dhe si tė tilla meritojnė vlerėsime dhe konsiderata tė veēanta, pasi ato janė atributet me tė cilat popujt prezantohen para njėri tjetrit.
Nėpėrmjet minberit tė xhamisė Ebu Beker, myftiu Imam Ndriēim Sulejmani, u pėrcolli besimtarėve myslimanė tė qytetit nė ligjėratėn e xhumasė, njė mesazh me rastin e pavarėsisė sė Kosovės, nė tė cilėn ai u lut pėr mbarėsinė e saj dhe kėrkoi nga besimtarėt tė bashkohen nė lutje pėr kėtė ēast historik jo vetėm pėr Kosovėn por edhe pėr Shqipėrinė.
Nė zyrėn e Myftinisė mbėrriti pėr njė vizitė kortezie drejtori i ri i Fondacionit Iranian tė Kuranit. Nė kėtė vizitė ai shoqėrohej nga stafi i tij. Myftiu pasi i uroi mirėseardhjen, i bėri njė ekspoze tė punės sė Myftinisė, duke e prezantuar mikun nga Irani me strukturėn e Myftinisė, objektivat e saj dhe mėnyrat e bashkėpunimit. Nga ana e tij drejtori i fondacionit, pasi e falėnderoi myftiun pėr mikpritjen,, i premtoi bashkėpunim nė fusha tė ndryshme me fondacionin qė pėrfaqėson, duke theksuar mė sė shumti nevojėn e sesioneve shkencore tė pėrbashkėta. Nė fund, pėr nder tė vizitės sė tij nė qytetin e Shkodrės Myftinia shtroi njė drekė.
- Po me datėn 16 shkurt 2008
Me rastin e Pavarėsisė sė Kosovės, myftinia Shkodėr filloi solidarizimin e saj pėr tė ndarė sė bashku me vėllezėrit nga Kosova gėzimin e kėsaj dite tė veēantė. Me kėtė rast nė dy xhamitė kryesore tė qytetit, Parrucė dhe Ebu Bekėr u vendosėn flamuj dhe postera urimi Mbarėsi pavarėsisė sė Kosovės.
- Ndėrsa me datėn 17 shkurt 2008
Ditėn e shpalljes sė Pavarėsisė, myftinia e Shkodrės u dėrgoi Qeverisė sė re dhe Bashkėsisė Islame tė Kosovės telegrame urimi. Po nė kėtė ditė, myftiu i Shkodrės pėrcolli para mediave kombėtare TVSH, News 24 dhe atyre lokale (TV1 Channel e Rozafa) njė mesazh nė tė cilin shprehu kėnaqėsinė e veēantė pėr pavarėsinė e Kosovės dhe falėnderoi pėr kontributin e ēmuar Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, organizmat ndėrkombėtarė dhe shtetet evropiane.
|