Home Up sugjerime Arkiva Search Page

[Company Logo Image]  

Dhe thuaj: "Veproni, All-llahu do ta shohė veprėn tuaj, edhe i dėrguari i Tij e besimtarėt, e mė vonė do tė ktheheni te njohėsi i tė fshehtės dhe tė dukshmes, e do t'ju njoftojė pėr atė qė vepruat.


Home
Up

Locations of visitors to this page

Hit Counter

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Njė muaj nė fokus- qershor, 2007


Ø   Me datėn 1 qershor 2007, myftiu i Shkodrės Imam Ndriēim Sulejmani, mori pjesė nė ceremoninė e organizuar nga konsullata italiane nė Shkodėr me rastin e festės sė Republikės sė Italisė.

Ø   Nga data 6-7 qershor 2007, nė ambientet e Bar-Restorant “Agim Hysa”, Myftinia Shkodėr nė bashkėpunim me Fondacionin “Islamic Relief”, organizoi trajnimin me temė: “Menaxhimi i projekteve”, ku morėn pjesė nėpunės dhe funksionarė tė kėtij institucioni.

Ø   Me datėn 9 qershor 2007, nė Xhaminė e Plumbit u zhvillua ceremonia madhėshtore e mbylljes sė aktiviteteve kushtuar Lindjes sė Begatė tė Hazreti Muhammedit (a.s). Nė kėtė ceremoni mori pjesė edhe Imam Ndriēim Sulejmani, shoqėruar nga thirrės islamė dhe teologė aktivė nė veprimtaritė e shumta tė myftinisė Shkodėr. Nė fjalimin e tij ai bėri njė pėrshkrim tė studiuar tė personalitetit tė Profetit Muhammed (a.s) dhe nxiti tė pranishmit qė ta mbjellin dashurinė e tij nė familjet e tyre, nė shtėpi, nė lagje, kudo nė shoqėri, sepse misioni i tij ishte dėrgesa mėshirė pėr tė gjitha botrat.

Ø   Me datėn 9 qershor 2007, nė Xhaminė e Plumbit, nė pėrfundim tė ceremonisė sė Mevludit Sherifė, myftinia Shkodėr nderoi me “Çertifikatė Mirėnjohje” pjesėtarėt e grupit tė Mevludit, H. Faik Zaganjori, H. Sami Muēej dhe Hafiz Shukri Kapllan pėr kontributin e tyre tė vyer nė shėrbim tė konsolidimit dhe forcimit tė dashurisė pėr Profetin Muhammed (a.s), nėpėrmjet kėndimit tė ilahive dhe pjesėve tė mevludeve. Nė kėtė ceremoni u nderuan edhe Hafiz Musa Hoxha dhe H. Faik Hoxha pėr kontributet e tyre nė shėrbim tė Thirrjes Islame.

Ø   Me datėn 11 qershor 2007, u zhvillua mbledhja e radhės me teologėt dhe thirrėsit islamė tė qytetit, ku u diskutua rreth rolit tė informacionit nė ndėrtimin e opinionit tė pėrgjithshėm publik dhe angazhimit qė duhet tė kenė punonjėsit nė fushėn e Thirrjes Islame nė raport me tė. Gjatė kėtij takimi u miratua edhe platforma e re pėr ecurinė e emisionit tė pėrjavshėm: “Jehona Islame” nė bashkėpunim me Tv Kopliku.

Ø   Me datėn 12 qershor, u zhvillua njė takim me thirrėset islame dhe teologet e diplomuara nė Universitetet e ndryshme tė botės islame. Nė kėtė takim u diskutua rreth rolit pozitiv dhe domosdoshmėrisė sė angazhimit tė grave nė jetėn aktive tė Thirrjes Islame, sikurse u miratua edhe njė platformė pėr zhvillimin e derseve javore pėr motrat besimtare nė xhami tė ndryshme tė qytetit, si nė Parrucė (thirrėsja islame Ferzet Ndoja), nė Fushė-Çelė (thirrėsja islame Zamira Puka), Perash (teologia Aisa Kaduku), etj.

Ø    Me datėn 14 qershor 2007, nė ambientet e Hotel Tirana Internacional, u zhvillua sesioni shkencor ndėrkombėtar: “Kurani- Mrekullia e pėrjetshme pėr Profetin Muhammed”, organizuar nga Fondacioni i Kuranit nė bashkėpunim me Komunitetin Musliman Shqiptar dhe Akademinė e Shkencave. Gjatė kėtij aktiviteti Imam Ndriēim Sulejmani u takua dhe zhvilloi biseda tė ngrohta e miqėsore me Kryetarin e BI tė Maqedonisė H. Sulejman Rexhepi, me Drejtorin e Pėrgjithshėm tė Fondacionit tė Kuranit z. Hossain Assadi, me pėrkthyesin e parė tė Kuranit nė gjuhėn shqipe Dr. Feti Mehdiu, etj.

Ø   Me datėn 21 qershor 2007, myftiu Imam Ndriēim Sulejmani, i shoqėruar edhe nga njė grup hoxhallarėsh, mori pjesė nė inaugurimin e xhamisė sė re nė Tepelenė. Sipas tė dhėnave zyrtare, kjo ėshtė hera e parė qė nė kėtė qytet me njė pėrqindje absolute islame ndėrtohet njė xhami nė qytet. Nė fjalimin e tij pėrshėndetės, myftiu i Shkodrės falėnderoi sponsorizuesit e kėtij projekti multifunksional, “Vakėfin Islam Turko-Shqiptar” pėr vlerat e mėdha humane, shpirtėrore dhe intelektuale qė i dhuruan kėtij qyteti dhe besimtarėve tė tij me ndėrtimin e “kėtij Kompleksi Islam”, siē e quajti ai xhaminė e re. Nė kėtė ceremoni merrte pjesė edhe Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar, H. Selim Muēa.

Ø   Me datėn 24 qershor 2007, gjatė njė vizite nė Vladimir tė Malit tė Zi, Imam Ndriēim Sulejmani zhvilloi njė takim tė pėrzemėrt e vėllazėror me munshidin e mirėnjohur nga Shkupi, z.Adem Ramadani. Gjatė kėtij takimi tė ngrohtė, myftiu Sulejmani e ftoi munshidin, qė ka fituar zemrat e dėgjuesve tė shumtė edhe nė Shkodėr, pėr njė aktivitet nė qytetin verior, ftesė tė cilėn e priti me shumė pėrzemėrsi ne nje kohe te pershtatshme.

Ø   Nga data 25 qershor- 1 korrik 2007, myftiu Imam Ndriēim Sulejmani, udhėtoi drejt Turqisė, nė njė aktivitet tė pėrbashkėt njėjavor, bashkėpunim mes Komunitetit Musliman Shqiptar dhe Dijanetit Turk. Gjatė kėtij udhėtimi delegacioni i myftilerėve nga shqiperia u njoh nepermjet vizitave te ndryshme me qendra kulturore e historike islame,  si ne stamboll ashtu edhe ne Bursa, ku vereu nga afer gjurmė tė qytetėrimit tė pashoq tė kalifatit islam osman. Gjatė kėtij udhėtimi, delegacioni shqiptar u takua edhe me Kryetarin e Konferencės Islame Ndėrkombėtare, Dr. Ekmeludin Ihsanoglu, i cili kėrkoi nga delegacioni shqiptar njė angazhim serioz pėr qėnien e Shqipėrisė aktive nė kėtė Konferencė fetare islame, ku janė bashkuar zėrat mė emeinentė tė ymmetit islam.

 

 

Home ] Up ]

Send mail to mail@myftinia-shkoder.org with questions or comments about this web site.
Last modified: September 08, 2007    -Contact Information: tel/fax +355-224-2081