|
Njė
muaj nė fokus, prill 2008
Me
datėn 02 prill 2008, ditėn e martirizimit tė katėr dėshmorėve tė
demokracisė, myftiu i Shkodrės Imam Ndriēim Sulejmani, sė bashku me njė
staf tė pėrzgjedhur bėnė vizita nė shtėpitė e katėr dėshmorėve
pishtarė tė demokracisė dhe tė lirisė sė besimit, pikėrisht nė
familjet e Bujar Bishanakut, Arben Brocit, Nazmi Kryeziut dhe tė Besnik
Cekės. Myftiu u shprehu familjarėve vlerėsimet mė tė larta nė emėr
tė Komunitetit Mysliman, duke e krahasuar figurėn e veprėn e tyre me atė
tė shehidėve. Vizita u bėnė edhe nė memorialin dhe varrezat e tyre,
ku u bėnė lutjet pėrkatėse qė shpirtrat e tyre tė prehen nė xhennet.
Me
datėn 03 prill 2008, me ftesė tė kryeimamit tė Ulqinit, z. Rexhep Lika,
myftiu Imam Ndriēim Sulejmani mori pjesė nė njė ceremoni tė veēantė:
atė tė hedhjes sė gurėthemelit tė fillimit tė punimeve tė ripėrtėritjes
sė Xhamisė sė Detarėve, xhami shekullore dhe me tradita nė Ulqin. Kjo
ditė u bė mė e veēantė me pjesėmarrjen e personaliteteve fetare si
Reis Ulema i Malit tė zi z. Rifat Fejziq, tė kryemyftiut Jusuf Gjoka e tė
tjerė imamėllarė e hoxhallarė tė zonės. Mes
tekbireve dhe lutjeve, kryetari i komunes sė Ulqinit, sė bashku me
Reisin Rifat Fejziq hodhėn simbolikisht disa lopata me beton nė themelet
e xhamisė sė detarėve. Kjo ditė kaloi nė njė atmosferė festive.
Me datėn 26 prill 2008, myftiu i Shkodrės
Imam Ndriēim Sulejmani, nėpėrmjet njė mesazhi drejtuar besimtarėve
ortodoksė tė qytetit tė Shkodrės e mė gjėrė, u uroi atyre festėn e
Pashkėve. Ndėrsa me datėn 27 u bėnė vizita nė kishėn
ortodokse, ku dhe u shkėmbyen mesazhe tė drejtpėrdrejta tė fqinjėsisė
dhe tė harmonisė sė mirė mes komuniteteve, karakteristikė e veēante
dalluese e tyre.
Pasditen e datės 27 prill 2008, nė mesin e
qindra besimtarėve u zhvillua ceremonia e fillimit tė punimeve pėr ndėrtimin
e njė kompleksi plotėsues (xhami dhe konvikt) i cili do ti japė
gjallėri dhe pamje tjetėr jo vetėm medresesė Haxhi Sheh Shamia
por edhe gjithė qytetit dhe komunitetit pėrreth. Nė kėtė ceremoni
merrnin pjesė autoritete fetare tė shumtė qė nga Greqia, Maqedonia,
Kosova, Mali i zi, Ulqini, myftilerė rrethesh etj. Takimi u hap nga
drejtori i medresesė, z. Kujtim Dervishi. Mė pas pėrshėndetėn
kryetari i KMSH, Haxhi Selim Muēa, myftiu i Shkodrės Imam Ndriēim
Sulejmani, kryetari i bashkisė z. Lorenc Luka, prefekti z. Maxhid Cungu
etj. Nė kėtė vend, simbolikisht, nė shkėmbim tė dhuratės sė madhe
qė Zoti me madhėrinė e tij mundėsoi fillimin e punimeve, u pre njė
kurban nė shenjė mirėnjohje dhe mbarėsie. Ky projekt po vihet nė
zbatim nė sajė tė bashkėpunimit tė myftinisė Shkodėr dhe shoqatės
sponsorizuese VHK tė Stambollit. Pėr tu vlerėsuar ėshtė dhe
kontributi i mėparshėm i fondacionit Islamic Relief i cili nė
koordinimin e punėve arriti tė tėrheqė investitorė tė Bankės
Islamike tė Xhidas pėr tė sponsorizuar ndėrtimin e medresesė dhe
mbajtjen e saj pėr njė periudhė tė gjatė.
|