|

Prej porosive tė tė Dėrguarit tė Allahut, Muhamedit (a.s.)
- Ebu Hurejrete (r.a.) transmeton se Pejgamberi (a.s.) ka thėnė: ((Agjėrimi nuk ėshtė vetėm prej ushqimit dhe pijes, por agjėrimi ėshtė prej fjalėve tė kota dhe tė pahijshme; po qe se dikush tė shan ose tregohet injorant ndaj teje atėherė thuaj: unė jam agjėrueshėm, unė jam agjėrueshėm)) (sahih).
- Sehėl ibn Sead (r.a.) transmeton se Pejgamberi (a.s.) ka thėnė: ((Çdo derė prej dyerve tė tė mirave ka derėn e vet prej dyerve tė xhenetit dhe dera e agjėrimit quhet Rejjan. (hasen)
- Ebu Hurejrete (r.a.) nė njė hadith kudsij, transmeton se Pejgamberi (a.s.) ka thėnė: ((Zoti (xh.sh.) thotė: ēdo punė e birit tė Ademit ėshtė e tija, pėrveē agjėrimit. Ai ėshtė i imi dhe Unė e shpėrblej atė. Agjėrimi ėshtė mburojė, prandaj gjatė ditės sė agjėrimit tė ndonjėrit prej jush, mos tė flas fjalė tė jo tė hijshme dhe mos tė bėrtasė. Po qe se dikush tė shan ose tė godet le tė thotė: unė jam njeri qė agjėroj. Pasha Atė qė shpirti i Muhamedit ėshtė nė dorėn e Tij, era e gojės sė agjėruesit ėshtė mė e mirė tek Allahu se sa era e miskut. Pėr agjėruesin ka dy gėzime: kur bėn iftar gėzohet pėr iftarin e tij, dhe kur tė takojė Zotin e tij gėzon pėr agjėrimin e tij)) (sahih).
- Hudhejfete (r.a.) transmeton se Pejgamberi (a.s.) ka thėnė: ((Fatkeqėsia (sprova) e njeriut nė familje, pasuri, trup, fėmijė dhe komshinj e tij, tė gjitha kėto i pastron (shlyen): agjėrimi, namazi, sadakaja dhe urdhri pėr mirė e ndalimi prej tė kėqijave)). (sahih)
- Ibn Amėr (r.a.) transmeton se Pejgmberi (a.s.) ka thėnė: ((Agjėrimi dhe Kurani ndėrmjetėsojnė pėr robin ditėn e kiametit. Agjėrimi thotė: o Zot, unė e kam privuar nga ushqimi dhe epshet gjatė ditės, prandaj mė lejo tė ndėrmjetėsoj pėr tė. Kurani thotė: Zoti im, e kam privuar nga gjumi natėn, mė lejo tė ndėrmjetėsoj pėr tė. Tė dy ndėrmjetėsojnė)) (sahih).
- Ebu Hurejrete (r.a.) transmeton se Pejgamberi (a.s.) ka thėnė: ((Agjėrimi ėshtė mburojė, derisa tė mos e shkatėrrojė gėnjeshtra ose gibeti)) (sahih).
- Ebu Malik el-Esharij transmeton se Pejgamberi (a.s.) ka thėnė: ((Nė xhennet ka dhoma tė tejdukshme, qė nga jashtė shikon brenda dhe nga brenda shikon jashtė, tė cilat Allahu (xh.sh.) i ka pėrgatitur pėr ata qė ushqejnė (tė varfrit), janė fjalė butė, agjėrojnė rregullisht dhe falen natėn kur njerėzit janė nė gjumė)) (sahih).
- Ibn Amėr (r.a.) transmeton se Pejgmberi (a.s.) ka thėnė: ((Gjallėria e ummetit tim ėshtė nė agjėrim dhe namaz)) (hasen).
Pėrktheu nga arabishtja:
Lavdrim HAMJA
Thirrės islam
|