|
Fjalimi
i mbajtur nga myftiu i Shkodrės, Imam Ndriēim Sulejmani
Nė
ceremoninė e pėrurimit tė xhamisė sė Parrucės
ČÓć
Ēįįå ĒįŃĶćä ĒįŃĶķć
ĒįĶćĻ
įįå ŃČ ĒįŚĒįćķä ę ĒįÕįĒÉ ęĒįÓįĒć Śįģ
ĒįćČŚęĖ ŃĶćÉ įįŚĒįćķä
ę
Śįģ Āįå ę ÕĶČå ĆĢćŚķä
Tė
nderuar vėllezėr e motra muslimanė,
I
nderuar Kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar,
Tė
nderuar autoritete e pushtetarė,
Tė
nderuar pėrfaqėsues tė trupit diplomatik,
Tė
nderuar miq e tė ftuar nga diaspora,
Tė
nderuar bashkėqytetarė,
Mirė se keni ardhur nė kėtė ditė tė shėnuar tė pėrurimit tė
xhamisė sė re tė Parrucės.
Dita e sotme ėshtė njė ditė e bekuar pėr tė gjithė ne, si jo,
kur sot, rihap dyert e saj xhamia shumėshekullore e Parrucės, me tė cilėn
janė tė lidhur njėkohėsisht shpirti i madh human e besimtar i qytetarėve
tė Shkodrės dhe shpresa e optimizmi nė ngadhėnjimin e Zotit pėr
besimtarėt e pėrkushtuar.
Sot, tė gjithė ne jemi tė gėzuar e tė lumtur, sepse me
rihapjen e kėsaj xhamie, dėshmohet qartė edhe triumfi i besimit mbi
femohimin, i lirisė sė fjalės dhe tė besimit mbi dhunimin e tė
drejtave njerėzore dhe persekutimin.
Kaluan plot 40 vite qė nga dita kur dora e zezė vrastare e
faraonistėve tė kuq komunistė, dhunoi duke e rrėnuar xhaminė e
qytetarisė shkodrane, xhaminė e traditės sė vėllazėrimit dhe tė
bashkimit, vendtubimin e njerėzve tė shquar, dijetarėve, intelektualėve
e besimtarėve tė nderuar tė qytetit tė lashtė besimtar.
Nė Kuranin Famėlartė lexojmė: E kush mund tė jetė mė
mizor se ai qė nė xhamitė e All-llahut pengon tė pėrmendet emri i Tij
(tė bėhet ibadet) dhe pėrpiqet pėr shkatėrrimin e tyre.-
(2:114).
E, pikėrisht sot, ne dėshmojmė se si reja e zezė e mizorisė
femohuese, qė kishte okupuar kėtė vend, u largua dhe rrezet e dritės sė
besimit filluan tė ndriēojnė mė shumė se asnjėherė tjetėr, ato
rreze i ndjejmė mė pranė se kurrė, kėtu, nė Shkodėr, nė kėtė
shesh, pranė kėsaj xhamie, ku nga minaret e bardha tė saj do tė
thirret sėrish ezani i besimit, ezani i njėsimit tė Zotit, ezani i
dashurisė, ezani i pėrparimit dhe i qytetėrimit islam!
Shpresa e baballarėve tanė qė shkuan me pikėllim, e hoxhallarėve
tė shumtė qė shėrbyen nė kėtė xhami, tė cilėt ia shtuan Shkodrės
krenarinė dhe ia lartėsuan asaj emrin, nuk u shua asnjėherė nė
rilindjen dhe rizgjimin e ndėrgjegjes besimtare nė kėtė vend, as dhuna
femohuese e sistemeve ateiste se fshiu dot nga shpirtrat dhe zemrat
besimtare tė qytetarėve shkodranė.
Ja, sot, me lejen e All-llahut dhe mbarėsinė e Tij, po pėrurojmė
pas 40 viteve tragjike, xhaminė madhėshtore tė Parrucės, qė i jep
dritė, mbarėsi e begati besimtarėve e qytetarėve shkodranė, Shkodrės
tonė tė dashur.
Sot, nė kėtė ditė tė bukur, nė kėtė orė tė lutjes, nga ky
vend, qė rrezaton besim e shpresė, kujtojmė me respekt e nderim,
dijetarėt tanė tė shkuar, hoxhallarėt, myftilerėt, vaizėt e imamėt
e nderuar, qė i shėrbyen Shkodrės dhe i dhanė famėn e merituar xhamisė
sė Parrucės. Kujtojmė, sot dhe lutemi pėr shpirtrat e myftilerėve tė
nderuar: Jusuf ef. Tabaku, Adem ef. Vehbiu, Hafiz Tahir Myftia, Xhemal
Naipi, Molla Fasli Zylja, Salih ef. Myftia, Hafiz Sabri Bushati, Hafiz
Abdullah Neziri, Hafiz Halil Tophana dhe Hafiz Xhemal Çanga.
Sikurse kujtojmė dhe nderojmė imamėt, vaizėt dhe shėrbestarėt e
shumtė tė xhamisė sė Parrucės, ku pėrmendim: Hafiz Sheuqet Boriēin,
Haxhi Muhamed Bekteshin, Sheh Qazim Hoxhėn, Hafiz Esat Myftinė, etj.,
gjurmėt e tė cilėve mbetėn tė gdhendura nė zemrat e besimtarėve dhe
kujtesėn historike tė kėtij qyteti besimtar.
Xhamia, qė po pėrurojmė sot, ėshtė njė dhuratė e ēmuar pėr
besimtarėt muslimanė, nga njė qytetar i nderuar i Shkodrės, nga njė
besimtar musliman i pėrkushtuar, pėr tė cilėt lexohet ajeti i mėposhtėm
kuranor: Me tė vėrtetė, qė xhamitė e All-llahut i ndėrton vetėm
ai qė i ka besuar All-llahut dhe ditės sė mbramė e qė e falė namazin,
jep zeqatin e nuk i frikėsohet askujt pos All-llahut. Tė tillėt do tė
jenė tė udhėzuarit (nė rrugėn e drejtė)- (9:18).
Nga ky podium, falėnderoj pėrzemėrsisht, Haxhi Seit Fishten, i
cili pėrveē ndėrtimit tė kėsaj xhamie madhėshtore, ringjalli edhe njė
traditė tė vjetėr tė muslimanėve shqiptarė, ndėrtimin e xhamive nga
vetė besimtarėt, siē ėshtė edhe rasti i kėsaj xhamie nė tė gjitha
periudhat e ndėrtimit tė saj ndėr shekuj.
Tė nderuar pjesėmarrės,
Xhamia ėshtė shtėpia e All-llahut dhe kushdo qė hyn nė shtėpinė
e Zotit, ka besėn dhe sigurinė e Tij (xh.sh), sikurse ėshtė i rrethuar
nga mėshira dhe mbrojtja hyjnore, pėr tė cilėn ka nevojė kjo shoqėri,
sidomos nė ditėt e sotme, kur shumė rrugė janė kryqėzuar pėrpara
individėve tė saj.
Njėkohėsisht, ai qė hyn nė shtėpinė e Zotit, jo vetėm qė i
falet dhe i pėrulet Atij, por edhe merr nga begatitė dhe dritat udhėzuese
e drejtuese, qė gjenden vetėm nė xhami, pėr jetėn e pėrtej saj.
Prandaj, le ta frekuentojmė kėtė xhami dhe tė mundohet secili
prej nesh tė marrė mė tė mirėn e xhamisė, pėr veten e tij, pėr
shoqėrinė dhe mbi tė gjitha paqtimin e pėrhershėm me Krijuesin
Fuqiplotė.
I lutem All-llahut tė Madhėruar, tė na dhurojė begati e mbarėsi
pėr tė kryer sa mė mirė amanetin e pėrhapjes sė mesazheve hyjnore e
qytetėruese, qė vijnė nga besimi nė Zotin Mėshirėplotė dhe dashuria
pėr Tė.
E gėzofshim xhaminė e re!
Pėrherė gėzime e mbarėsi nė jetėn e secilit prej jush!
Begatia dhe dhuntitė e Zotit tė Madhėruar, qofshin mbi besimtarėt
bamirės, humanistėt e vėrtetė, tė cilėt ndėrtojnė pėr mė tė mirėn
e shoqėrisė!
Jetė tė gjatė e mbarėsi xhamisė sė re tė Parrucės!
|