Home Up sugjerime Arkiva Search Page

[Company Logo Image]  

Dhe thuaj: "Veproni, All-llahu do ta shohė veprėn tuaj, edhe i dėrguari i Tij e besimtarėt, e mė vonė do tė ktheheni te njohėsi i tė fshehtės dhe tė dukshmes, e do t'ju njoftojė pėr atė qė vepruat.


Home
Up

Locations of visitors to this page

Hit Counter

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pėrshtypjet e njė udhėtimi nė Gostivar tė Maqedonisė

   Kaloi njё muaj e gjysёm nga pėrurimi i xhamisё sė re nė lagjen “Parrucё”, nė qendėr tė Shkodrės. Njė muaj e gjysėm nga ai eveniment historik pёr qytetin dhe mbarё Shqipёrinё, ku desh All-llahu i Madhėruar tё celebrohej me madhėshti ashtu siē i takonte shtёpisё sё Tij. Nё mesin e shumё autoriteteve fetare tё viseve dhe trojeve shqiptare ishte dhe Hirėsia e Tij Reisul-Ulema, Kryetari i Bashkėsisё Islame nё Republikёn e Maqedonisё, H. Sulejman ef. Rexhepi, i cili u prit ngrohtė nga ata dhjetra mijėra besimtarė muslimanė tė Shkodrёs me pёrshёndetjen e tij tė ngrohtė.  

   Gjatё vizitės sё tij, H. Sulejman ef. Rexhepi shprehu kёnaqёsinё e tij pėr pjesėmarrjen e tij nё kёtё eveniment dhe e vlerėsoi atё si historik. Para se tё largohej nga Shkodra ai premtoi se nė njё kohё tё shkurtėr do tё kishte mirёsinё tё ftonte Myftiun e Shkodrёs nё njё pėrurim xhamie, qё do tё pėrgatitej pёr t’u mbajtur nё Gostivar tё Republikёs sё Maqedonisё. Nuk zgjati shumё dhe ftesa zyrtare qė iu bė myftiut tė Shkodrės Imam Ndriēim Sulejmani pėr tė marrė pjesė nė kėtė eveniment tė rėndėsishėm pėr myslimanėt shqiptarė nė Maqedoni, erdhi ngrohtėsisht.

   Nė delegacionin qė shoqėronte myftiun e Shkodrės, bėnin pjesė edhe imami i xhamisė “Ebu Bekėr”, teologu Ylli Buraniqi, imami i xhamisė sė Parrucės, teologu Alban Kali dhe imami i xhamisė sė Tophanės, z. Ilir Dizdari, tė cilėt e pritėn me shumė gėzim ftesėn pėr tė qenė nė shoqėrimin e myftiut.

   Pas mbėrritjes nё Gostivar interesimi pёr delegacionin nga Shkodra ishte shumё i madh. Myftiu Ndriēim Sulejmani, i cili nё kёtё udhėtim pёrfaqёsonte jo vetėm Shkodrёn, por edhe Komunitetin Musliman tё Shqipёrisё, u prit nё zyrėn e myftinisё sё Gostivarit nga Myftiu i saj Shaqir ef. Fetahu, i cili u uroi mirėseardhjen miqve nga Shqipёria.

   Atmosfera e pėrurimit filloi tё ndihej teksa delegacioni vizitoi nga afёr pėrgatitjet e fundit pėr fillimin e ceremonisė madhėshtore.

   Tё nesėrmen, mė datёn 13 maj, nė mesin e ēallmave dhe nёn kėndimin e ajeteve kur’anore rreth orės 12 tё mesditės u ēel xhamia madhėshtore e “Kadrit”, e zbukuruar me dekore orientale, me mihrabin dhe minberin, me llampadarin gjigant, me tre katet  e saj, nė formėn e tre ballkoneve, etj.

   Pёrshёndetёn nё kёtё ceremoni Reisul-Ulema, Kryetari i BIM, H. Sulejman ef.Rexhepi, i cili falėnderoi delegacionet dhe autoritetet e shumta, qė ndanё gёzimin e kėsaj dite dhe iu pёrgjigjёn ftesės sė organizatorėve. Falėnderim tё veēantё Reisul-Ulemaja bёri nё adresё tё delegacionit tё ardhur nga Shqipёria, n/kryetarit tё parlamentit dhe ministrit tė Arsimit tё Maqedonisё, tё cilёt pёrzemёrsisht pёrshёndetёn ndėrtimin e xhamisё sė re tė Gostivarit. 

   Delegacioni shqiptar pёrfaqёsuar nga myftiu i shkodrёs Imam Ndriēim Sulejmani, pёrshёndeti nё emёr tё KMSH- sė dhe tė myftinisё, Shkodёr.

                                               Pёrshёndetja e myftiut tё Shkodrёs

Imam Ndriēim SULEJMANI  nё inaugurimin e xhamisё sё “Kadrit”, Gostivar

   I nderuar Kryetar i Bashkёsisё Islame tё Republikёs sё Maqedonisё, H. Sulejman ef. Rexhepi!

 Tё nderuar autoritete fetare dhe diplomatike!

   Tё dashur vёllezёr dhe motra, shqiptarė tё Republikės sё Maqedonisё!

   Mё lejoni qё nё emёr  tё Komunitetit Musliman Shqiptar, Hirёsisё sё tij H. Selim Muēa dhe Myftinisё sё Shkodrёs t’u pėrcjell urimet mė tė sinqerta pёr pėrurimin e xhamisё sė re tё “Kadrit”.

   Ju pёrshёndesim nga Shqipёria dhe nё veēanti nga populli besimtar mysliman i Shkodrёs, nё kёtё ditё tё begatё tё pėrurimit tё xhamisё sё “ Kadrit”.

Eshtё kёnaqёsi qё sot ne vijmė nga Shkodra pёr tё ndarё kёnaqёsinё e pёrurimit tё xhamisё kėtu ne Gostivar. 

   Si vёllezёr shqiptarё tё njё gjaku, ndihemi tė nderuar e tė vlerėsuar qё ndodhemi sot kёtu nё mesin tuaj, pėr tė promovuar dimensionet dhe vlerat kulturore islame te manifestuara nё kёtё kult fetar.

   Vijmё nga Shkodra nё Gostivar brenda njё harku kohor tё shkurtėr, prej atmosferės sё  pёrurimit tё xhamisё sё “Parrucёs” nёn hijen e flamurit shqiptar, nё atё tё pėrurimit tё xhamisё sё “Kadrit”. Ndёrkohё qё nё Shkodёr vazhdon pėrjetimi i atij ēasti tё madh, gjendemi tani nё njё tjetėr peligrinazh tё madh kёtu, nё Gostivarin e traditės pёr tё promovuar hijeshinė dhe pёr tё marrё kёnaqёsinё e njё tjetėr pishtari ndriēues dhe reflektues tё vlerave kulturore arkitektonike islame, kombėtare dhe universale tё kėsaj faltoreje.

  Kjo xhami merr vlera te veēanta atėherė kur mėsojmė se ndėrtimi i saj vjen si rrjedhojё e kontributit te ēmuar tė shqiptarёve mysliman autokton tė Republikės sė Maqedonisė nёn pėrkujdesjen e Reis Ulemasё Sulejman ef. Rexhepi. Ky investimi i tyre ёshtё pёr tё dy jetėt , janė investime tё cilat mbajnė tё hapur arkėn e punёve dhe veprave tё mira pёrjetёsisht. Vende tё tilla tё edukimit shpirtėror trojet shqiptare i kanё patur traditё, i kanё kultivuar ndėr shekuj dhe kanё ditur t’i ēmojnė vlera.

   Pёrkujdesi  ndaj kulteve fetare tё islamit ёshtё obligim moral i ēdo individi i cili me trup e me shpirt e don dhe e respekton fenė e Allahut tё Madhėruar. Kёto janė shtёpitё nё tё cilat Allahu i Madhėruar lejoi tё pėrmendet dhe tё lartėsohet emri i Tij, prandaj si objekte qё pёrherё reflektojnė vlera njerėzore dhe vendit nė tё cilin ajo ngrihen,  ёshtё njё obligim shumё herё mё i madh qё pёrkujdesi dhe vėmendja e institucioneve islame tė pėrqendrohet nё to.

   Edhe nje herё i uroj mbarёsi kėsaj xhamie tё re, uroj besimtarёt e kėsaj me nё krye Reis Ulemanė qė ta gėzojnė xhaminė, qoftė pėrherė burim vlerash ashtu siē edhe e ka emrin xhamia e Kadrit.

  Mė pas, Kryetari i BIM H. Sulejman ef. Rexhepi nė prezencė tė gjithė tė pranishėmve falėnderoi kontribuuesit pėr bamirėsinė e tyre tė ēmuar nė shėrbim tė komunitetit e institucioneve islame.

   Nė pasditen e po kėsaj dite, myftiu i Gostivarit, Shaqir ef. Fetahu rezervoi pėr delegacionin shqiptar njė takim nė zonėn e Gradecit, ku nė mėnyrė tė pėrjavshme organizohej njė takim i ngrohtė me rininė islame. Biseda dhe kėshillat e atij takimi transmetoheshin edhe nėpėrmjet lidhjeve direkt me internet tė shumė myslimanėve shqiptarė jashtė trojeve shqiptare. Kėtu ai ftoi myftiun e Shkodrės tė mbante vasin e radhės, tė cilit i parapriu kėndimi i disa ajeteve kur’nore nga imami i xhamisė Parrucė, Alban Kali. Fjalimi i myftiut Sulejmani, u pėrqendrua te kėshillimi i rinisė islame dhe domosdoshmėria e aktivizimit tė tyre nė rrugėn e thirrjes islame duke mbajtur mbi supe pėrgjegjėsitė e kėsaj feje. 

   Pas kthimit nga Gostivari, imamėt shprehėn konsideratat dhe pėrshtypjet e tyre pėr pjesėmarrjen nė kėtė aktivitet qė afroi zemrat dhe forcoi lidhjet institucionale e vėllazėrore.

 

Shkodėr, mė 15. 05. 2007

 

Dėrgo koment

Emri
Adresa
Komenti
E-mail
Phone


Home ] Up ]

Send mail to mail@myftinia-shkoder.org with questions or comments about this web site.
Last modified: September 16, 2007    -Contact Information: tel/fax +355-224-2081