|
Qendra
Ndėrfetare e Grave, Shkodėr organizon seminarin me temė:
Dialogu
dhe harmonia ndėrfetare, pėr njė tė ardhme nė paqe e barazi
Myftiu,
Imam Ndriēim Sulejmani: Propozoj qė sheshit ku janė vendosur xhamia
Ebu Bekr, kisha franēeskane dhe kisha orthodhokse, ti vihet emri
Hafiz Jusuf Karakaēi, si simbol i shtrenjtė i nxitjes dhe i
forcimit tė mesazheve tė bashkėjetesės ndėrfetare nė qytetin tonė
Me datėn 10. 02. 2007, ditėn e shtunė, nė sallėn e
konferencave tė Hotel Europa, u zhvillua seminari: Dialogu dhe
harmonia ndėrfetare, pėr njė tė ardhme nė paqe e barazi,
organizuar nga Qendra Ndėrfetare e Grave, Shkodėr, me mbėshtetjen e
disa organizmave ndėrkombėtare, qė operojnė nė vendin tonė.
Nė kėtė aktivitet merrnin pjesė pėrfaqėsues tė qeverisjes
lokale vendore, kryetari i komitetit shtetėror tė kulteve, rektori i
universitetit Luigj Gurakuqi, studiues tė ndryshėm, intelektualė,
pėrfaqėsues fetarė, etj.
Aktiviteti u pėrshėndet nga krerėt e tri institucioneve fetare nė
qytetin tonė, Imam Ndriēim Sulejmani, Mons. Angelo Massafra dhe At
Nikolla Petani.
Nė ligjėratėn e tij, tė titulluar: Muslimanėt shkodranė
mbrojtės tė denjė tė bashkėjetesės ndėrfetare, pėrēues tė mėsimeve
kuranore dhe tė qytetėrimit islam, myftiu Ndriēim Sulejmani u
ndal te argumentet e shumta kuranore dhe profetike, qė nxisin harmoninė
ndėrfetare dhe u pėrqendrua edhe te roli i muslimanėve nė bashkėjetesėn
me tjetrin. Ai pėrmendi fakte tė shumta nga faqet e historisė mbi
realitetin e kėsaj bashkėjetese te baballarėt dhe brezat e kaluar, duke
tėrhequr vėmendjen e tė pranishėmve se: Ne, si muslimanė, kemi qenė
dhe do tė vazhdojmė tė jemi njė faktor prezent dhe i rėndėsishėm nė
edukimin e brezave tė ri shqiptarė me edukatėn e bashkėjetesės
harmonike, qė respekton kufijtė e tjetrit dhe punon me qėllim tė pastėr
pėr sigurinė dhe harmoninė kombėtare, e cila i ka rrėnjėt nė
Kuranin Famėlartė dhe nė Traditėn e Profetit Muhammed (a.s).
Ai gjithashtu vuri theksin te domosdoshmėria e forcimit tė traditės
sė bashkėjetesės nė Shkodėr, duke iu referuar burimeve hyjnore dhe
trashėgimisė kombėtare.
Pėr Hafiz Jusuf Karakaēin shkruhet se ai ishte "i bindur
se dashuria mes njerėzve ndėrtonte njė jetė tė qetė e tė mirė,
ndaj dhe predikonte vėllazėrimin, bashkimin e harmoninė nė mes tė
njerėzve tė tre besimeve, duke iu kundėrvėnė gojėve tė liga e pėrēarėsve.
Mė nė pah njė obligim tė tillė e nxirrte fakti se nė lagjen ku ai
jetonte e shėrbente, banonin familje tė tė tre besimeve. Ai ishte
ideatori qė rrugės sė Çakajve-Karakaēi, t'i vihej emri "Bashkimi",
propozim qė u miratua nga organet e pushtetit vendor
"[1]
Edhe unė, nga ky podium, duke marrė shkas nga ky propozim i Hafiz
Jusuf Karakaēit, i propozoj pushtetarėve tė pranishėm me ne, qė
sheshit ku janė vendosur xhamia Ebu Bekr, kisha franēeskane dhe
kisha orthodhokse, ti vihet emri Sheshi Hafiz Jusuf Karakaēi, si
simbol i shtrenjtė i nxitjes dhe i forcimit tė mesazheve tė bashkėjetesės
ndėrfetare nė qytetin tonė.- tha ndėr tė tjera myftiu Sulejmani.
Ligjėrata e tij pėrfundoi me kėto fjalė: Ne, si muslimanė,
jemi tė angazhuar qė dita-ditės tė thellojmė rininė tonė nė
kuptimin e duhur tė koncepteve islame mbi jetėn, nė mėnyrė qė tė
jetojnė nė harmoni tė plotė me Zotin, me veten dhe me tjetrin.
Begatitė hyjnore qofshin mbi tė gjithė ata qė punojnė me
sinqeritet pėr tė pėrēuar mesazhet e dritės sė pastėr tė besimit nė
Njėsinė e Zotit dhe mesazheve tė harmonisė ndėrnjerėzore, qė burojnė
nga besimi nė Krijuesin Fuqiplotė.
Nė kėtė seminar pėrshėndetėn edhe Mons. Angelo Massafra, At
Nikolla Petani, prefekti i Shkodrės, z. Maxhid Cungu, kryetari i
komitetit shtetėror tė kulteve, z. Rasim Hasanaj, etj., sikurse referuan
edhe H. Fejzi Zaganjori, z. Luigj Mila dhe znj. Fatbardha Hoxha.
Pas pėrfundimit tė kėtij aktiviteti, myftiu i Shkodrės, Imam
Ndriēim Sulejmani dha njė intervistė pėr gazetėn amerikane The
Washington Post, ku gazetarja Mary Jordan, e pyeti nė lidhje me situatėn
ndėrfetare nė Shkodėr dhe kontributin e myftinisė qė ai drejton nė
ruajtjen dhe kultivimin e harmonisė nė qytetion tonė.
Lavdrim
Hamja
Shkodėr,
mė 10. 03. 2007
|