Home Up sugjerime Arkiva Search Page

[Company Logo Image]  

Dhe thuaj: "Veproni, All-llahu do ta shohė veprėn tuaj, edhe i dėrguari i Tij e besimtarėt, e mė vonė do tė ktheheni te njohėsi i tė fshehtės dhe tė dukshmes, e do t'ju njoftojė pėr atė qė vepruat.


Home
Up

Locations of visitors to this page

Hit Counter

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Turpi ėshtė degė prej degėve tė besimit”

(Rezume e hytbes sė mbajtur nga Myftiu i Shkodrės,

Imam Ndriēim Sulejmani,

nė xhaminė “Ebu Bekr”, ditėn e xhuma, mė 08. 12. 2006 )

   Tė nderuar besimtarė,

   Ështė transmetuar se “Çdo fe e ka njė moral dhe morali i Islamit ėshtė turpi”, sikurse ėshtė transmetuar nga Ebu Mes’ud el-Ensariu (r.a), se i dėrguari i All-llahut (s.a.v.s) ka thėnė: “Ajo ēfarė kanė mėsuar njerėzit nga profetėsitė e hershme ėshtė: Kur nuk ke turp vepro ē’tė duash”

   Vėllezėr dhe motra,

   Ajo ēfarė duhet tė interesohemi pėr tė edukuar brezat e rinj tė kėsaj kohe ėshtė edhe ndjesia e turpit, si njė pjesė e rėndėsishme e moralit islam, i cili buron nga pastėrtia e mėsimeve kur’anore dhe e traditės profetike.

   Ështė transmetuar nė librin e saktė tė Imam Bukhariut dhe nė atė tė Imam Muslimit, se i dėrguari i All-llahut, ka thėnė: “Turpi ėshtė degė prej degėve tė besimit”, si dhe ka vėrtetuar para gjithėsisė se “Turpi sjell vetėm tė mira”, fakte qė na nxisin tė jemi tė vėmendshėm dhe tė kujdesshėm nė marrėdhėniet tona me njėri-tjetrin e me shoqėrinė.

   Muslimani nuk duhet tė jetė njeri arrogant, i pasjellshėm, mosrespektues ndaj mė tė mėdhenjve e mosmėshirues ndaj mė tė vegjėlve. “Ai qė nuk njeh vendin e tė madhit tonė dhe nuk mėshiron tė voglin tonė, nuk ėshtė prej nesh”, transmetohet nė librat e traditės sė pastėr islame.

   Muslimanėt e kėsaj kohe duhet tė angazhohen maksimalisht me dituri e devotshmėri, e tė largohen nga bota e pėshtirė e thashethemeve dhe paragjykimeve, sepse ato e dėmtojnė unitetin islam dhe reflektojnė mungesė turpi dhe fisnikėrie njerėzore.

   Duhet tė kemi kujdes me sjelljet tona, mos tė fyejmė njeri, mos tė flasim prapa shpine pėr njeri, mos tė nxisim fitnet nė mes tė muslimanėve dhe tė ruhemi nga duar tė jashtme qė mundohen tė pėrēajnė e tė prishin harmoninė islame nė mes vėllezėrve tė njė feje e njė besimi.

   Vėllezėr dhe motra,

   Sot, ėshtė shumė e rėndėsishme pėr ne qė tė jemi njerėz tė fortė me besimin tonė, tė aftė pėr tė kuptuar realitetin nė tė cilin jetojmė dhe tė punojmė me tė gjitha mundėsitė tona qė mėsimet e pastra besimore, me tė cilat jemi veshur, tė arrijnė nė vendin e duhur, qė kjo shoqėri, pjesė e sė cilės jemi tė gjithė, tė kthehet nga burimi i mirėsisė dhe i mbarėsisė, tė veshet me besimin e Njėsisė, tė zbukurohet me moralin e turpit, tė fuqizohet me dituri e urtėsi e tė jetė shembull nė familjen e madhe tė shoqėrive njerėzore.

  All-llahut tė Madhėruar i lutemi tė na mbrojė nga e keqja dhe njerėzit e saj dhe tė na dhurojė mbarėsi nė besim. Amin!

 

Shkodėr, mė 08. 12. 2006

 

 

Home ] Up ]

Send mail to mail@myftinia-shkoder.org with questions or comments about this web site.
Last modified: September 16, 2007    -Contact Information: tel/fax +355-224-2081