Mesazh urimi me rastin e
Kurban Bajramit 20 dhjetor 2007
Falėnderimet i takojnė Allahut tė Madhėruar, i Cili na mundėsoi t'i arrijmė
kėto ditė dhe netė tė begata tė dhul-hixhes, ditė nė tė cilat haxhilerėt
anekėnd botės mblidhen nė tubimin mė madhėshtor njerėzor pranė Qabesė sė
madhėrueshme, pėr tė kryer e ēuar nė vend njė ndėr detyrat mė kryesore tė
Islamit, siē ėshtė edhe kryerja e haxhit.
Tė
nderuar besimtarė myslimanė!
Kurban
Bajrami ėshtė njė ditė e madhėruar pėr myslimanėt, sepse pikėrisht nė kėtė
ditė pėrkujtohet edhe nėnshtrimi absolut i babait tė profetėve, Ibrahimit
a.s, i cili me bindje tė plotė u tregua i gatshėm tė flijonte edhe mė tė
shtrenjtėn e tij, djalin Ismail a.s nė shenjė bindjeje ndaj Fuqiplotit, pėr
tė treguar se Zoti pėr tė ishte gjithēka nė jetė
dhe pėrkushtimi ndaj urdhėresave tė Tij ishte mė i larti.
Kurban Bajrami ėshtė dita nė tė cilėn besimtari mysliman tregon vlerat e tij
mė tė mira duke dhėnė ndihmesė sociale ndaj tė varfėrve dhe duke iniciuar
shpirtin human tė ēdo njeriu pėr tė kontribuar dhe pėr t'u solidarizuar me
vuajtjet e tė tjerėve. Shpėrndarja e kurbaneve ndėr tė varfėr nuk ėshtė gjė
tjetėr veēse njė shembull modest e konkret pėr tu pasuar nga tė tjerė.
Nėpėrmjet kėsaj vepre myslimani shpreson tė arrijė kėnaqėsinė e Allahut dhe
afrimin tek Ai.
I
lutem Allahut tė Madhėruar qė
kjo ditė tė afrojė zemrat e njerėzve me njeri tjetrin. Nė mėnyrė tė veēantė
Kurban Bajramin jua urojmė tė gjithė mėrgimtarėve tė shpėrndarė anekėnd
botės, tė sėmurėve qė tė kenė shėrim tė shpejtė, jetimėve dhe tė gjithė
njerėzve qė pėr arsye gjakmarrjeje dhe hakmarrjeje janė tė ngujuar,
Pėr shumė vjet Kurban Bajramin!
Myftiu i Shkodrės
Imam Ndriēim Sulejmani